KreuCelebrity

Kristi Lamaj rikthehet papritur në BBVIP, hyn në shtëpi përmes murit

Kristi Lamaj rikthehet papritur në BBVIP, hyn në shtëpi
Një moment i papritur ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Kristi Lamaj është rikthyer sërish në lojë. Ish-banori ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për hyrjen e tij, duke kaluar nga muri rrethues, në të njëjtën formë si largimi i mëparshëm.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të një sfide të vendosur nga Vëllai i Madh për banorët, të cilët duhet të qëndrojnë të paanshëm dhe të mos reagojnë ndaj zhvillimeve.

Ndërkohë, rikthimi i Kristit nuk ishte i vetmi surprizë, pasi më herët gjatë mëngjesit edhe Seno u fut sërish në shtëpi, duke shtuar edhe më shumë tension dhe kuriozitet në lojë.