KreuCelebrity

Sofia Richie Grainge bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e djalit

Modelja e njohur Sofia Richie Grainge ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj, ajo dhe bashkëshorti Elliot Grainge janë bërë prindër për herë të dytë.

Në një postim në Instagram më 25 mars, Richie Grainge njoftoi ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë quajtur Henry Cecil Grainge, i lindur më 18 mars 2026.

Henry Cecil Grainge ???? 03/18/26. Loves of my life,” shkroi ajo krahas një fotografie të ëmbël ku vogëlushi shihet në prehërin e motrën së madhe, Eloise.

Sofia Richie Grainge bëhet nënë për herë të

Çifti mirëpritën vajzën Eloise, në maj të vitit 2024. Që prej asaj kohe, modelja ka ndarë shpesh momente të veçanta nga jeta familjare dhe rrugëtimi i saj si nënë.

Lajmin për shtatzëninë e dytë ajo e bëri publik në tetor, përmes një fotografie artistike në Instagram ku tregonte barkun e rrumbullakosur. Gjatë muajve në vijim, modelja publikoi disa imazhe që dokumentonin pritjen e ëmbël, duke përfshirë edhe momente intime me bashkëshortin e saj.

Pak kohë më parë, ajo kishte reflektuar edhe mbi emocionet e mëmësisë, teksa festonte ditëlindjen e parë të Eloise, duke e quajtur atë “arritjen më të madhe” në jetën e saj.

Tashmë, familja është zgjeruar dhe Sofia Richie Grainge po përjeton një tjetër kapitull të bukur si nënë e dy fëmijëve.