Moderatoren e njohur Ilnisa Agolli e pamë së fundmi të ftuar në Top Albania Radio, ku foli për projektin e saj të ri, emisionin “Flet”, që pritet të nisë më 26 mars në Top Channel.
Gjatë bisedës, Ilnisa komentoi edhe reality show-n më të ndjekur të momentit, BBVIP, duke sqaruar raportet e saj me disa nga banorët. E pyetur për Françeskën pas debatit në BBVIP Fun Club, Ilnisa u shpreh me humor dhe qetësi:
“Nuk e njoh Françeskën… herë pas here më kujtohet.”
Ajo po ashtu shtoi se përkundër jetës luksoze që shpesh përmendet, zgjedh të qëndrojë private dhe të shijojë eksperiencat pa i ekspozuar:
“Unë i hipa pa ekspozuar, gjithë jetës i kam hipur po pa u ekspozuar.”
Duke reflektuar mbi pjesëmarrjen e saj në ekran dhe perceptimin publik, Ilnisa nënvizoi rëndësinë e energjisë pozitive dhe mbështetjes së njëri-tjetrit:
“Big Brother nuk më prek. Te ju kënaqem, kemi një energji të mirë, mbështesim njëri-tjetrin dhe punojmë çdo ditë në ekran. Ka dy lloje stereotipesh: një ambicie e sëmurë dhe dashuria për të bukurën, për të vërtetën, për artin dhe për njeriun që ke brenda.”
Në prag të nisjes së “Flet”, Ilnisa duket e vendosur të sjellë një energji të freskët dhe të sinqertë në ekran, duke fokusuar vëmendjen tek përmbajtja dhe mesazhi, jo tek skandalet e momentit.
