KreuCelebrity

“Shpresoj të bëjmë histori” – Rita Ora mesazh mbështetjeje për Shqipërinë dhe Kosovën para sfidave vendimtare

“Shpresoj të bëjmë histori” – Rita Ora mesazh
Rita Ora ka dërguar një mesazh inkurajues për kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës, pak para ndeshjeve të rëndësishme që zhvillohen këtë mbrëmje në kuadër të rrugës drejt Kupës së Botës.

Artistja me famë ndërkombëtare u është drejtuar ndjekësve të saj duke shprehur dëshirën që të dyja përfaqësueset të arrijnë një sukses historik dhe të sigurojnë kualifikimin.

Në deklaratën e saj, ajo theksoi se shpreson që ky të jetë viti kur Shqipëria dhe Kosova do të shkruajnë histori në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkohë, sfidat e sotme pritet të jenë vendimtare: Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë në orën 20:45, ndërsa në të njëjtën orë Kosova do të luajë kundër Sllovakisë.

“Shpresoj të bëjmë histori” – Rita Ora mesazh