
Jay-Z ka reaguar ndaj komenteve negative që ka marrë vajza e tij, Blue Ivy Carter, duke theksuar përkushtimin dhe punën e saj për të qenë pjesë e turneve të Beyoncé.
Në një intervistë për GQ, reperi tregoi se 14-vjeçarja ka insistuar dhe është përpjekur vazhdimisht për të marrë pjesë në performancat e “Renaissance” dhe “Cowboy Carter”, duke mos u ndalur pavarësisht kritikave të para.
Ai kujtoi se fillimisht Blue thjesht ndiqte koreografinë, por me kalimin e kohës nisi të angazhohej seriozisht për të përmirësuar veten. “E pashë për herë të parë të luftonte realisht për diçka që donte, për të treguar se asgjë nuk vjen lehtë,” u shpreh Jay-Z.
Sipas tij, përkushtimi i vajzës është edhe më i rëndësishëm se talenti i lindur, megjithëse ai pranon se Blue ka një ndjeshmëri të veçantë për muzikën. Ai zbuloi se ajo po mëson vetë të luajë piano, pa dëshirën për të pasur një mësues.
Nga ana tjetër, Beyoncé kishte qenë fillimisht skeptike për daljen e vajzës në skenë, sidomos pas reagimeve në rrjetet sociale. Megjithatë, vendosmëria e Blue për të vazhduar dhe për të punuar më shumë është vlerësuar nga familja.
Kujtojmë se Blue Ivy Carter ka qenë pjesë e disa projekteve muzikore me prindërit e saj dhe në vitin 2021 arriti të fitojë edhe një çmim Grammy.
