
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Greta Kazazi, ka ndarë disa prapaskena nga eksperienca e saj në shtëpinë më të ndjekur në vend, duke folur pa rezerva për marrëdhëniet me banorët.
E ftuar në Fiks Fare, ajo u ndal veçanërisht te raporti me Selina, të cilin e përshkroi si të ndërlikuar dhe me ulje-ngritje. Sipas saj, diferencat në karakter kanë ndikuar shpesh në përplasjet mes tyre.
Greta theksoi se ajo është më emocionale, ndërsa Selina më e rezervuar, gjë që ka bërë që komunikimi mes tyre të mos jetë gjithmonë i lehtë.
Biseda mori një kthesë më të lehtë kur moderatorët Juli dhe Xhemi e pyetën nëse do të mund të jetonin ndonjëherë bashkë. Me humor, ajo u përgjigj prerazi se kjo nuk do të ndodhë.
Në vijim, Greta komentoi edhe afrimitetin mes Gimbo dhe Selinës, duke lënë të kuptohet se mes tyre ekziston një kimi e dukshme. Ajo shtoi se pavarësisht ndryshimeve në karakter, kjo mund të jetë pikërisht arsyeja që i afron dhe mund të zhvillohet në diçka më serioze.
Në fund, ish-banorja u shpreh mirënjohëse për eksperiencën në Big Brother VIP Albania, duke e cilësuar si një nga përvojat më intensive dhe të veçanta në jetën e saj.
