Sot mbrëma nis edicioni i ri i Ferma VIP, reality show që sjell një kombinim të veçantë mes jetës në natyrë, sfidave fizike dhe interaksioneve mes personazheve të njohur. Ky vit, moderimi i programit do të jetë në dorën e Arbana Osmani, duke rritur pritshmëritë e fansave për spektaklin.
Ndërsa emrat e plotë të banorëve mbeten ende një surprizë, një pjesëmarrës tashmë është konfirmuar dhe pritet të sjellë shumë humor dhe energji: aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa. Ai zbuloi më shumë rreth vendimit të tij në podcastin Zë me Mirën, duke treguar se nxitja kryesore për t’u bashkuar me formatin erdhi nga bashkëshortja e tij, Belina.
“Mendjen për t’u futur te ‘Ferma VIP’ ma mbushi Belina. Herën e parë në Big Brother VIP ika se 16 vjet me gruan. Thashë të rri 2 muaj në qetësi. Do ti që i pëlqeu kjo qetësi asaj, tha futu dhe te ‘Ferma’,” rrëfeu Pupa me humor
Për shkak të natyrës së tij spontane dhe sensin e humorit, pjesëmarrja e Elvis Pupës pritet të jetë një nga atraksionet më të forta të këtij edicioni të Ferma VIP, duke siguruar momente argëtuese për publikut gjatë gjithë spektaklit.
