Pas një periudhe të gjatë kur zgjodhi ta mbajë larg vëmendjes publike jetën e saj sentimentale, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka vendosur më në fund të zbulojë më shumë rreth historisë së saj të dashurisë.
Prej kohësh, ish-konkurrentja e Pëputhen është përfolur për një romancë të qëndrueshme, të cilën ajo vetë e konfirmoi disa javë më parë, kur ndau me ndjekësit momentet nga përvjetori i parë i lidhjes. Në atë ditë të veçantë, partneri i saj e surprizoi me një dhuratë luksoze një makinë të tipit Range Rover, e zbukuruar me një fjongo të madhe të kuqe, duke tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjet.
Megjithatë, edhe pse ndau momente të veçanta nga kjo ditë, ajo u tregua e rezervuar për identitetin e partnerit, duke e mbajtur atë larg syrit të publikut dhe duke shtuar kureshtjen e ndjekësve.
Tashmë duket se gjithçka ka ndryshuar. Së fundmi, Jasmina ka vendosur të mos e fshehë më personin që i ka rrëmbyer zemrën. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ajo është shfaqur përkrah tij, duke zbuluar për herë të parë portretin e partnerit dhe duke i dhënë fund misterit që e rrethonte këtë marrëdhënie.

