KreuCelebrity

“Quotidien” emisioni francez që bën të gjithë të duket perfekt falë ndriçimit magjik!

Spektakli televiziv francez që transmetohet që nga viti 2016 ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan, jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për mënyrën se si bën që të gjithë të duken më tërheqës. “Quotidien”, e ngjashme me talk show-n amerikan “The View”, trajton ngjarje kulturore dhe politike, duke kombinuar analizën e lajmeve, komentet satirike dhe intervista me personazhe të njohur.

Programi, i cili zgjat rreth 90 minuta dhe transmetohet nga e hëna deri të premten në orën 19:15, drejtohet nga gazetari Yann Barthès, i njohur më parë për drejtimin e “Le Petit Journal”. Gjatë vitit të fundit, ky emision ka arritur një mesatare prej mbi një milion shikuesish për natë.

“Quotidien” emisioni francez që bën të gjithë

Megjithatë, ajo që po bën “Quotidien” virale është sistemi i ndriçimit, i cili bën që të gjithë të duken më të bukur dhe më të shndritshëm sikur ke vendosur një. Intervistat e fundit me yje si Billie Eilish, Margot Robbie, Timothée Chalamet, Sydney Sweeney, Blackpink’s Jennie, Sabrina Carpenter dhe Ariana Grande treguan efektin e magjishëm të dritave: sy të ndritshëm, lëkurë e lëmuar dhe një efekt i butë dhe i shpërndarë i ndriçimit, në përputhje me trendet bashkëkohore të make-up-it.

Regjisorja Valentina Vee, në një thread të shpërndarë gjerësisht në X, ka analizuar hollësisht këtë sistem: LED të vendosura nga disa anë për të eliminuar hijet e forta, një tryezë e ndriçuar mbrapa ku ulen të ftuarit, drita të veçanta për flokët që i ndajnë subjektet nga sfondi, dhe drita të vendosura më poshtë për të nxjerrë shkëlqimin e syve.

Në fund, ndërsa dritat ishin krijuar fillimisht për të siguruar cilësi të lartë vizuale, ato tani janë një nga faktorët kryesorë të suksesit të shfaqjes, duke treguar edhe një herë se kultura e estetikës shpesh dominohet mbi përmbajtjen e informacionit.

Tags:

quotidien