KreuCelebrity

Dua Lipa rikthehet në ekranin e madh me filmin e ri “Peaked”

Dua Lipa rikthehet në ekranin e madh me filmin e ri “Peaked”
Ylli i muzikës pop Dua Lipa po zgjeron sërish horizontin e saj artistik, duke u bërë pjesë e filmit të ri “Peaked”, një projekt i studios A24.

Detajet mbi rolin e saj mbahen ende të fshehta, por është konfirmuar se ajo do të luajë përkrah regjisores Molly Gordon dhe skenaristes Allie Levitan, të cilat qëndrojnë pas këtij projekti.

Filmi sjell historinë e dy vajzave që përballen me kujtimet e vështira të adoleshencës, teksa përpiqen të rikthejnë lavdinë e dikurshme gjatë ribashkimit të 10-vjetorit të maturës. Në kastin e pasur përfshihen emra si Emma Mackey, Laura Dern dhe Simone Ashley, mes shumë të tjerëve.

Projekti financohet dhe prodhohet nga A24, ndërsa xhirimet pritet të nisin së shpejti.

Paralelisht me karrierën në kinema, Dua Lipa vijon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës globale. Ajo u bë e njohur me albumin debutues në vitin 2017, që solli hite si New Rules, ndërsa suksesi u konsolidua me albumin Future Nostalgia, i cili dominoi toplistat ndërkombëtare.

Me projekte të suksesshme si Radical Optimism dhe eksperiencat e para në filma si Argylle dhe Barbie, duket se artistja po ndërton një prani gjithnjë e më të fortë edhe në industrinë e filmit.