
Shëndriti është përballur me “Kutinë e Pandorës”, duke marrë njëkohësisht një shpërblim dhe një dënim.
Nga ana pozitive, ai fitoi një udhëtim, ndërsa pjesa negative e detyroi të marrë një vendim të vështirë.
Banori u detyrua të dërgojë në televotim dy persona nga shtëpia, duke përfshirë edhe veten.
Në fund, ai vendosi që në televotimin me pyetjen “kë doni të shpëtoni” të përfshijë Edisonin dhe Malin, duke i futur kështu në garë bashkë me të.
