KreuCelebrity

Nga puthja te distanca: përplasja mes Brikenës dhe Mateos pas skenës me Selinën

Nga puthja te distanca: përplasja mes Brikenës dhe Mateos pas
Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se ka marrë një kthesë të papritur pas puthjes që ata ndanë gjatë spektaklit të së martës. Në vend që t’i afronte më shumë, ky moment duket se ka sjellë distancim dhe tension mes tyre.

Pas asaj nate, komunikimi mes çiftit ka qenë thuajse i munguar. Brikena është ndjerë e lënduar nga fakti që Mateo ka zgjedhur të qëndrojë me Selinën, madje duke mos pranuar as të ndajë një moment të thjeshtë si një vakt që ajo kishte përgatitur për të dy.

Gjatë mbrëmjes së sotme, ata janë përballur për të sqaruar situatën, duke parë edhe një klip ku Mateo shihet duke i kapur dorën Selinës — një moment që Rogerti e kishte interpretuar si një afrim mes tyre.

“Të gjithë e dinë sa vështirë e kam pas unë ta jap një puthje, dhe kur u dha… ditën tjetër doja të gatuaja diçka për mua dhe Mateon. Këto ditë e kam ndjerë Mateon jo të përfshirë, më ka parë dy herë duke qarë dhe as nuk është afruar të më pyes. Këtu nuk ka të bëjë loja, por ndjenjat”, u shpreh Brikena, duke treguar zhgënjimin e saj.

Nga ana tjetër, Mateo ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve: “Pas puthjes i shkoj të krevati, ajo më largon. E kuptoj pse ishte në siklet, nga ndikimi i Rogertit. I kam shkuar pas edhe nëpër shtëpi dhe më ka larguar. Sa për kapjen nga dora të Selin, e pe që s’ka asgjë për keqkuptim, preferove të besosh Rogertin para meje”.

Përplasja mes tyre tregon se ndjenjat janë të forta, por keqkuptimet dhe ndikimi i të tretëve po e vështirësojnë afrimin.