KreuCelebrity

Momentet epike të Mimoza Ahmetit, ja fut gjumit live gjatë spektaklit

Momentet epike të Mimoza Ahmetit, ja fut gjumit live gjatë spektaklit

Spektakli “Ferma VIP 3” nisi mbrëmjen e djeshme duke rikthyer në ekran pas një pauzë Arbana Osmanin.

Formati i ri ka sjellë në fermë një sërë personazhesh të njohur të ekranit shqiptar, duke nisur me emocione, situata të papritura dhe momente që menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Një nga hyrjet më të komentuara të natës së parë ishte ajo e shkrimtares dhe poetes Mimoza Ahmeti, e cila u bë shpejt protagoniste e rrjeteve sociale për shkak të spontanitetit dhe batutave të saj karakteristike.

Në nisje të eksperiencës, ajo duhej të zgjidhte një kafshë që do ta shoqëronte gjatë qëndrimit në fermë dhe vendosi të marrë një lepur. Por momentet e para sollën menjëherë situata humoristike. Kur Arbana i kërkoi të hapte kutitë e lojës, Moza u shpreh:
“Unë mendova se kishte ndonjë burrë këtu”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 

Ndërkohë, kur mësoi se për darkë do të shërbeheshin groshë, ajo pyeti me humor nëse mund të theret pata që ndodhej në fermë, duke shkaktuar të qeshura mes konkurrentëve dhe stafit të spektaklit.

Por kulmi i mbrëmjes erdhi pak më vonë, kur gjatë hyrjes së konkurrentëve dhe zhvillimit të spektaklit, Mimoza vendosi papritur të tërhiqej nga atmosfera. Ajo shkoi në krevat, u mbulua dhe deklaroi se do të flinte sepse “ishte ngopur”, ndërsa spektakli ishte ende në zhvillim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Momentet e saj u bënë menjëherë virale në rrjet, duke u komentuar gjerësisht si disa nga skenat më të pazakonta dhe më argëtuese të natës së parë të “Ferma VIP 3”, e cila u ndoq me interes të madh nga publiku shqiptar.