KreuCelebrity

Stenaldo rrëfen për ish-të dashurën: “Historia më e bukur e jetës sime, por ishim larg”

Stenaldo rrëfen për ish-të dashurën: “Historia më
Stenaldo Mëhilli ka zgjedhur të flasë hapur për një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij personale gjatë një interviste në “Fan Club”. Ish-banori i “Big Brother VIP 5” ndau për herë të parë detaje mbi një histori dashurie që, sipas tij, ka lënë gjurmë të veçanta.

Ai tregoi se lidhja kishte zgjatur rreth 7-8 muaj dhe se distanca mes tyre kishte qenë një nga sfidat kryesore, pasi jetonin në qytete të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk i kishte penguar të gjenin mënyra për të qenë pranë njëri-tjetrit.

“Është bukur të dashurosh, lidhja që unë kam pasur ka qenë lidhje e gjatë, ka zgjatur 7-8 muaj, ne ishim larg edhe ajo ishte një gocë shumë, shumë e bukur dhe nuk kishte nevojë ta shikoje për të thënë që është e bukur. Histori më e bukur për jetën time, por jo e vetmja. Ne bënim rrugët me tren për t’u takuar me njeri-tjetrin pasi jetonin larg”, tha Stenaldo.

I pyetur nga Kiara Tito për marrëdhënien me vëllain e tij, ai u tregua më i rezervuar, duke theksuar se disa gjëra mbeten personale, por la të kuptohet se një takim mes tyre është shumë pranë.

“Disa gjëra në jetën e çdo kujt janë shumë të dhimbshme edhe meritojnë të jenë private. Unë edhe Xhole do takohemi shpejt edhe dua të kem një bisedë shumë të gjatë me të”, u shpreh ai.