
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol, ka qenë e ftuar së fundmi në “Fan Club”, ku ka ndarë më shumë detaje mbi marrëdhënien e saj të ndërlikuar me mamanë.
Gjatë intervistës, moderatorja Kiara Tito e pyeti në lidhje me letrën që e ëma kishte dërguar për emisionin. Nikol tregoi se nuk e ka parë të plotë mesazhin, pasi gjatë atij momenti ishte pjesë e lojës së mosreagimit nga “Vëllai i Madh”, çka e bëri situatën edhe më të papritur për të.
Ajo theksoi se qëndrimi i saj mbetet i njëjtë me atë që ka shprehur edhe brenda shtëpisë, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë për të reflektuar përpara se të marrë një vendim përfundimtar mbi raportin me të ëmën.
“Kam dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, nuk e kam parë fare në ekran letrën, se ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve dhe kjo ka qenë e papritur për mua. Ajo që unë kam treguar edhe brenda shtëpisë të Big Brother, edhe vendos ta mbaj me aq sa jam shprehur në Big Brother, edhe për pjesën e letrës duhet ta analizoj më shumë. Unë e kam falur, edhe për të komunikim do e zgjidh me veten, do i jap vetes time kohë, edhe më pas do e vendos. Unë s’kam asgjë për t’i thënë”, u shpreh Nikol.
