KreuArt

Rita Petro prezanton librin e saj më të ri "Poema e Mungesës"!

Rita Petro, shembulli i shpirtit të lirë që guxon të jetojë artin si më mënyrë jetesë sapo na inaguruar librin e saj më të ri "Poema e Mungesës".

Kjo poemë për vetminë e njeriut dhe për vetminë e yllit që shuhet pa emër, për vetminë e atij që ikën dhe për vetminë e atij që mbetet, për vetminë e të moshuarit dhe arrogancën e të riut, për vetminë e shpirtit që e merr malli për trupin e vet, për vetminë e një populli të vogël para pushtetit të madh, për instinktin e dhunës dhe për instinktin e mbrojtjes, për bollëkun material dhe për boshllëkun shpirtëror, për bukurinë e përkohshme artificiale dhe për bukurinë e përjetshme universale.

Ceremonia e inaugurimit u mbajt në një ambient kulturor në Tiranë, të pranishëm ishin lexues, botues, kritika letrare, kolegë të autorës dhe dashamirës të poezisë. Një mbrëmje e mbushur me fjalë, frymë dhe dritë, një bashkëbisedim në formë interviste mes gazetarit Blendi Salaj dhe autores, një interpretim kritik e skenik nga Mimoza Ahmeti, si edhe një lexim  vargjesh nga vetë autorja, të shoqëruara me muzikës e Xa-Rex.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albas Publishing House (@albaspublishinghouse)