rama duwaji

Kush është zonja e parë e New York-ut nga gjenerata "Z", Rama Duwaji? - Celebrity
KreuCelebrity

Kush është zonja e parë e New York-ut nga gjenerata "Z", Rama Duwaji?

Rama Duwaji nuk është zonja e parë tradicionale e New York-ut. 28 vjeç, ilustratore, Rama është e lindur në Houston, Texas, nga prindër sirianë, u rrit në Dubai dhe më pas u kthye në SHBA për të përfunduar studimet universitare. Ajo përfaqëson gjeneratën “Z” me një elegancë të qetë dhe një sens artistik të pakrahasueshëm.

Në natën e fitores së bashkëshortit të saj, Zohran Mamdani, Rama u ngjit në skenë së bashku me prindërit e tij, regjisorën Mira Nair dhe akademikun Mahmood Mamdani, duke krijuar një moment të ngrohtë dhe familjar në mes të triumfit politik. Por dallimi kryesor është se Rama ka zgjedhur të luajë rolin e saj në mënyrë diskrete të shoqërojë bashkëshortin pa u ekspozuar në tubime publike apo kopertina revistash.

Çifti u njoh në aplikacionin Hinge në vitin 2021, në një kafene në Brooklyn, dhe pas disa takimeve intime në park, filluan një lidhje që më pas u kurorëzua me martesën e tyre në Manhattan në shkurt 2025. Fotot virale që e tregojnë çiftin në metro, duke shkuar drejt bashkisë nga apartamenti i tyre në Astoria, reflektuan thjeshtësinë dhe afërsinë që i karakterizon ata.

Kush është zonja e parë e New York-ut nga gjenerata

Kush është zonja e parë e New York-ut nga gjenerata

Kush është zonja e parë e New York-ut nga gjenerata

Rama është një artiste që flet përmes veprave të saj. Ilustrimet e saj, të botuara në revista prestigjioze si Vogue dhe New Yorker, shpesh portretizojnë gra nga Lindja e Mesme dhe tregime që pasqyrojnë dramën e palestinezëve. Një animacion i majit të këtij viti tregon një vajzë palestineze që mban një tenxhere bosh me mbishkrimin: “Nuk është krizë ushqimore”, duke denoncuar padrejtësitë globale me një sens artistik dhe human.

Në Instagram, Rama ndan frymëzimet e saj mujore dhe ilustrimet që sfidojnë heshtjen mbi çështje të rëndësishme sociale dhe politike. Ky aktivizëm përputhet me pozicionin kritik të bashkëshortit ndaj politikave të Izraelit, një qëndrim që ka ndikuar pjesërisht edhe në perceptimin e tij nga votuesit hebrenj të qytetit.

Megjithëse e rezervuar në publik, Rama ka dhënë këshilla pas skenave që kanë ndikuar dukshëm në estetiken e fushatës së Mamdani-t: posteri ikonë i bashkëshortit përfshin ngjyrat e Metrocard, të Mets dhe të kamionit të zjarrfikësve, një detaj që flet për syrin dhe kujdesin e saj artistik.

Momente të ngrohta dhe intime nuk kanë munguar: gjatë fitores në primare, Mamdani e kap prej dore dhe e puth Ramën para turmës; gjatë votimit, ata u shfaqën dorë për dore pranë apartamentit të tyre në Astoria. Për Ramën, kjo është mënyra e saj e veçantë për të qenë pranë bashkëshortit, duke ruajtur një profil personal dhe artistik unik.

Një mik i çiftit e përshkruan Rama-n si “princeshën tonë Diana”, duke reflektuar një kombinim të elegancës, modernitetit dhe forcës artistike. Dhe ndërsa Mamdani përfaqëson brezin millennial në politikë, Rama është zonja e parë e brezit “Z” një simbol i artit, stilit dhe përkushtimit pa klishe.