adam sandler

Adam Sandler kritikohet për veshjen në tapetin e kuq: “Sikur doli nga palestra” - Celebrity
KreuCelebrity

Adam Sandler kritikohet për veshjen në tapetin e kuq: “Sikur doli nga palestra”

Adam Sandler kritikohet për veshjen në tapetin e kuq: “Sikur
Adam Sandler ka ndezur debat në rrjetet sociale pas paraqitjes së tij në premierën e filmit “Office Romance” në Los Angeles, ku bashkëshortja e tij Jackie Sandler është pjesë e kastit së bashku me Jennifer Lopez.

Ndërsa Jackie u shfaq elegante dhe glamuroze me një fustan të zi plot shkëlqim, aktori i njohur zgjodhi edhe kësaj here stilin e tij tipik sportiv dhe shumë casual.

59-vjeçari u fotografua në tapetin e kuq i veshur me një hoodie portokalli të ekipit New York Knicks, pantallona sportive dhe atlete me ngjyra, një paraqitje që menjëherë u komentua gjerësisht online.

Shumë përdorues në rrjetet sociale u shprehën të habitur nga zgjedhja e tij për një event kaq prestigjioz, duke komentuar se dukej “si të kishte ardhur direkt nga palestra”. Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbrojtën aktorin, duke theksuar se pikërisht thjeshtësia dhe rehatia janë pjesë e identitetit të tij prej vitesh.

Kjo nuk është hera e parë që Adam Sandler bëhet viral për stilin e tij në tapetet e kuq. Aktori ka treguar vazhdimisht se preferon veshjet komode dhe sportive, pavarësisht kodeve tradicionale të eventeve në Hollywood.

Adam dhe Jackie Sandler janë të martuar prej vitit 2003 dhe janë prindër të dy vajzave.