Një moment i papritur dhe plot humor në spektaklin “Ferma VIP” është bërë viral në rrjetet sociale, ku në qendër të vëmendjes ka qenë poetja dhe konkurrentja Mimoza Ahmeti.
Gjatë një bisede të qetë me fermerët në oborr, ajo ka folur me sinqeritet dhe pa filtra për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta si brenda spektaklit, ashtu edhe në rrjet.
Fillimisht, Mimoza u ndal te Arbana, për të cilën pranoi se më herët kishte pasur paragjykime, por që mendimi i saj kishte ndryshuar gjatë pjesëmarrjes në reality show. “Kam pasur paragjykime, por ka filluar të më pëlqejë shumë. Shumë e mirë,” u shpreh ajo.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori komenti i saj për Eduart Grishajn. Me stilin e saj karakteristik, ajo e vlerësoi regjisorin me superlativa: “Edhe ai burri i vet jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë,” tha ajo mes të qeshurave të fermerëve të tjerë.
Ky moment nuk kaloi pa reagime edhe nga vetë çifti. Eduarti e ripostoi videon në Instagram me humor, duke shkruar: “E kapa prime-in dhe unë”, ndërsa Arbana reagoi po ashtu me sportivitet, duke e shpërndarë dhe komentuar me të qeshura: “Hahahha ëndërr! Vdiqa”.

