
Anne Hathaway ka ndarë së fundmi një detaj të panjohur nga jeta e saj personale, duke treguar se për rreth një dekadë ka vuajtur nga një problem serioz me shikimin.
Aktorja hollivudiane zbuloi se kishte zhvilluar një katarakt të hershëm në syrin e majtë, gjendje që i kishte dëmtuar ndjeshëm shikimin deri në pikën që konsiderohej pothuajse e verbër ligjërisht në atë sy.
Sipas saj, situata u përkeqësua gradualisht ndër vite, derisa vendosi t’i nënshtrohej një operacioni që i riktheu shikimin normal.
“Kuptova sa shumë ishte dëmtuar shikimi im vetëm pasi gjithçka u kthye në normalitet dhe nisa të shihja sërish qartë ngjyrat,” është shprehur Hathaway.
Katarakti është një gjendje që shkakton turbullim të lentes së syrit dhe shpesh shoqërohet me shikim të paqartë, ndjeshmëri ndaj dritës dhe vështirësi në dallimin e ngjyrave.
