
Një deklaratë spontane e Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” është kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuara dhe virale të spektaklit.
Gjatë një bisede të qetë me fermerët në oborr, poetja dhe moderatorja foli hapur për Arbana Osmanin, duke pranuar se mendimi i saj për moderatoren kishte ndryshuar krejtësisht me kalimin e kohës.
“Kam pasur paragjykime, por tani më pëlqen shumë. Është shumë e mirë,” tha Mimoza, ndërsa më pas surprizoi të gjithë me komentin për bashkëshortin e Arbanës, regjisorin Eduart Grishaj.

Me shumë entuziazëm, ajo e cilësoi Grishajn si “ëndërr”, duke e komplimentuar për profesionalizmin dhe mënyrën si drejton formatin.
Momenti u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe nuk kaloi pa u vënë re as nga vetë Eduarti, i cili e publikoi videon në Instagram me nota humori, duke etiketuar Arbanën dhe duke shkruar: “E kapa prime-in dhe unë”.
Edhe Arbana reagoi me sportivitet, teksa e rishpërndau videon mes të qeshurash, duke komentuar: “Hahahha, ëndërr! Vdiqa”.
