KreuCelebrity

“Nuk kam ndjerë mungesë, por liri”, Indri i jep fund raportit me Vanesën në “Ferma VIP”

“Nuk kam ndjerë mungesë, por liri”, Indri i jep fund
Historia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP” duket se ka marrë fund përfundimisht. Marrëdhënia e tyre, që nisi mes afrimitetit dhe diskutimeve të shumta brenda fermës, është mbyllur nga aktori përmes një letre emocionale që ai vendosi ta lexojë publikisht.

Vanesa, e cila hoqi dorë nga lidhja që kishte jashtë pas afrimitetit me Indrin, kishte pranuar se mes tyre kishte lindur diçka më shumë se një simpati. Megjithatë, pas largimit të saj nga spektakli, duket se ndjenjat e Indrit kanë ndryshuar.

Në letrën e tij, ai shprehet se distanca i ka bërë gjërat më të qarta dhe se gjatë kohës pa Vanesën ka ndjerë qetësi dhe liri, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh më veten në atë raport.

“Gjatë ditëve që nuk kemi qenë bashkë kam patur një liri dhe besoj ka qenë edhe për ty.

Nuk besoj që historia jonë mund të ketë të ardhme. Nuk kam ndjerë mungesë, por liri. Disniveli i ndjesisë është bërë më i qartë në largësi. Kam pasur dëshirë që kur të dal nga këtu të dal e të takohemi ballë për ballë. Unë nuk jam i duhuri për ty dhe ti meriton një person që të do”, thuhet në letër.