KreuCelebrity

Miley Cyrus dhe Maxx Morando në qendër të thashethemeve për martesë

Miley Cyrus dhe Maxx Morando në qendër të thashethemeve për
Miley Cyrus dhe partneri i saj Maxx Morando kanë ngjallur sërish spekulime për një martesë të mundshme, pas një momenti të komentuar gjatë ceremonisë së Walk of Fame në Hollywood.

Sipas “Daily Mail”, gjithçka nisi kur nëna e këngëtares, Tish Cyrus, iu referua Maxx-it si “bashkëshort” teksa familja pozonte për fotografi. Komenti i saj u dëgjua qartë gjatë eventit, duke ndezur menjëherë diskutime në media dhe rrjete sociale.

Në të njëjtën ceremoni, Morando, 27 vjeç, iu bashkua Miley-t për fotografi dhe u pa duke e puthur atë në faqe, një moment që u interpretua si shenjë e afrimit dhe stabilitetit të çiftit.

Marrëdhënia e tyre nisi në vitin 2021 dhe u bë publike pak më vonë, kur dyshja u pa së bashku në evente të ndryshme në Los Angeles. Në prill 2022, ata u fotografuan duke u puthur, duke konfirmuar në mënyrë jozyrtare romancën e tyre.

Me kalimin e kohës, lidhja e tyre është bërë gjithnjë e më serioze. Në vitin 2024, Miley iu referua Morando-s me fjalë të ngrohta gjatë Grammy Awards, ndërsa burime pranë çiftit kanë pohuar se ata jetojnë tashmë së bashku.

Fejesa e tyre u bë temë diskutimi në fund të vitit 2025, pasi këngëtarja u shfaq me një unazë diamanti në premierën e filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles.

Miley Cyrus më herët ka qenë e martuar me aktorin Liam Hemsworth, martesë që përfundoi në vitin 2019.