
Mbrëmja e parë e spektaklit “She’s on Top” nisi me emocione dhe surpriza për publikun. Përveç startit të garës mes vajzave konkurrente, vëmendjen më të madhe e mori moderatorja Sara Gjordeni, e cila ndau një lajm shumë personal dhe të bukur.
Teksa prezantonte episodin debutues të këtij sezoni, Sara ndaloi për pak çaste për të zbuluar se ajo dhe partneri i saj, këngëtari Bardhi, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Historia e çiftit nisi gjatë eksperiencës në “Big Brother” dhe që prej asaj kohe marrëdhënia e tyre ka vazhduar larg vëmendjes së tepërt mediatike, duke ndërtuar tashmë familjen e tyre.
Në këtë sezon të “She’s on Top”, Sara Gjordeni mban rolin e moderatores, ndërsa paneli i jurisë përbëhet nga Françeska Rustem dhe Niko Komani. Në episodin e parë të ftuar specialë ishin edhe Brikena Selmani dhe Mateo Borri.
