Një video e fundit e publikuar nga Adioni në Instagram, ku shihej në studio gjatë provave me grupin e tij muzikor, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe është bërë menjëherë virale.
Por ajo që mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve nuk ishte muzika, por komenti i partneres së tij, Olës. Me vetëm pak fjalë, ajo ngriti dyshime për një hap të madh në lidhjen e tyre.
“N’Shtator a jeni?”, shkroi Ola në koment, duke bërë që fansat të aludojnë menjëherë për një martesë të mundshme këtë vjeshtë.

Adioni iu përgjigj me humor, duke thënë se deri në vitin 2028 kalendari i tyre është “full”, por kjo nuk i ndaloi ndjekësit të vazhdonin me urime dhe spekulime për dasmën.
Historia e dashurisë mes Adionit dhe Fabjolës nisi në “Ferma VIP”, ku dyshja u njoh dhe krijoi lidhjen e tyre para publikut. Pas përfundimit të formatit, romanca vazhdoi edhe jashtë kamerave, ndërsa ata konfirmuan fejesën dhe morën bekimin e familjeve.
Së fundmi, çifti është parë shpesh pranë familjarëve të njëri-tjetrit, duke treguar se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze. Pak ditë më parë, Ola ndau edhe një moment familjar nga Gjakova, ku shfaqej duke shërbyer kafe për familjen e Adionit, një detaj që u komentua shumë nga ndjekësit në rrjet.
