KreuCelebrity

Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Henrit dhe Blerinës?

Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes

Një tjetër mbrëmje me emocione dhe tension është zhvilluar në Ferma VIP, ku publiku vendosi fatin e dy konkurrentëve të nominuar, Henrit dhe Blerinës.

Pas fitores së sfidës të ditës së hënë nga Bujaka, Henri dhe Blerina kaluan automatikisht në një televotim kokë më kokë. Për disa ditë me radhë, publiku pati mundësinë të votonte për fermerin që dëshironte të largohej nga gara.

Në përfundim të votimeve, me shumicë votash, publiku vendosi që Henri të ndërpresë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. Kështu, ai humbi edhe mundësinë për të qenë pjesë e finales dhe për të fituar çmimin e madh të spektaklit.

Nga ana tjetër, Blerina siguroi vazhdimin e garës, duke mbetur ende në lojë dhe duke forcuar pozitat e saj në shtëpinë më të komentuar të momentit.