Aktorja legjendare Demi Moore ka surprizuar fansat me një transformim të ri të flokëve gjatë paraqitjes së saj në premierën e filmit La Bola Negra në edicionin e 79-të të Festivalit të Filmit në Kanë, më 21 maj.
63-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq me një model të ri flokësh “bob” një prerje elegante deri te supet duke lënë përkohësisht pas flokët e saj ikonike, të gjata dhe të errëta. Flokët ishin të ndarë anash dhe të stiluar me onde voluminoze në një pamje glamuroze të realizuar nga stilisti i njohur Dimitris Giannetos.

Për eventin, Moore veshi një fustan të gjatë ngjyrë safiri nga Self-Portrait, i dizajnuar nga themeluesi dhe drejtori kreativ Han Chong. Fustani përfshinte një detaj të madh me fjongo dhe një bisht të shkurtër elegant. Ajo e kompletoi paraqitjen me një varëse statement, vathë Swarovski dhe taka të zeza sling-back.
Ky nuk është transformimi i parë drastik i flokëve për Moore këtë vit. Në shkurt, gjatë Javës së Modës në Milano, ajo u shfaq me një bob të shkurtër “wet-look” në sfilatën FW26 të Gucci, nën drejtimin kreativ të Demna Gvasalia. Stilisti Giannetos e kishte quajtur atë look “Demi-tris BoB”.

“Isha i frymëzuar nga siluetat e koleksionit të ri të Demna-s. Doja t’i jepja Demit një pamje të guximshme, moderne dhe shumë fashion-forward,” ishte shprehur ai në atë kohë.
Në Cannes, modeli i ri i flokëve u quajt “De-Marilyn Bob” nga Giannetos, i cili përdori produkte të Kérastase për t’i dhënë flokëve shkëlqim dhe volum natyral.

Përveç paraqitjes së saj në festival, Demi Moore vazhdon të jetë aktive edhe në ekran. Ajo luan në filmin I Love Boosters, që pritet të dalë në kinema më 22 maj, si dhe në serialin e Paramount+, Landman.
Transformimi i saj i fundit po konsiderohet si një nga momentet më të komentuara të bukurisë në Kanë këtë vit, duke konfirmuar edhe një herë se “bob season” është trendi dominant i verës 2026.

