KreuCelebrity

Tension në setin e “Once Upon a Time in… Hollywood”, zbulohet përplasja mes Brad Pitt dhe Quentin Tarantino

Tension në setin e “Once Upon a Time in… Hollywood”,
Një moment i pazakontë nga xhirimet e filmit të famshëm “Once Upon a Time in… Hollywood” është bërë sërish viral, pasi aktori Bruce Dern ka zbuluar një incident mes Brad Pitt dhe regjisorit Quentin Tarantino.

89-vjeçari, pjesë e kastit të filmit, e tregoi ngjarjen gjatë Festivalit të Kanës, ku po promovonte dokumentarin e tij “Dernsie”. Sipas tij, gjithçka ndodhi gjatë një skene improvizuese me Brad Pitt.

Në atë moment, Pitt ndërpreu xhirimin duke ndalur kamerën gjatë një sekuence ku personazhi i tij zgjon Bruce Dern nga krevati. Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga Tarantino.

Regjisori reagoi menjëherë me tone të ashpra, duke i tërhequr vëmendjen aktorit: “Brad, çfarë po bën? Këtu unë drejtoj. Mos e ndal më kurrë kamerën, ndryshe nuk punon më këtu,” mësohet të ketë thënë Tarantino.

Sipas rrëfimit të Dern, momenti krijoi një tension të shkurtër në set, por situata u zbut shpejt dhe xhirimet vijuan normalisht.

Madje, Bruce Dern shtoi se Brad Pitt e kaloi situatën me humor, duke iu përgjigjur regjizorit: “Ajo që sapo ndodhi nuk ishte në skenar.”

Pavarësisht këtij incidenti të vogël, filmi u përfundua me sukses dhe u kthye në një nga projektet më të vlerësuara të Quentin Tarantinos, me Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt në rolet kryesore.