KreuCelebrity

Kim Kardashian flet për problemet shëndetësore: “Stresi më çoi në një situatë serioze”

Kim Kardashian flet për problemet shëndetësore: “Stresi
Kim Kardashian ka habitur ndjekësit me një rrëfim të sinqertë rreth shëndetit dhe rutinës së saj intensive për mirëqenie. Gjatë një bisede në podcastin “Good Hang” me Amy Poehler, ylli televiziv tregoi se konsumon rreth 35 suplemente çdo ditë, të ndara në disa momente gjatë ditës.

Ajo pranoi se ndonjëherë rutina bëhet e lodhshme, sidomos kur duhet të marrë vazhdimisht vitamina dhe suplemente të ndryshme. Kardashian rrëfeu se kishte tentuar të ndalonte për një periudhë vajin e peshkut, pasi ishte lodhur nga numri i madh i pilulave, por analizat treguan menjëherë ndryshime në organizmin e saj.

“Kur e ndalova, rezultatet në gjak ndryshuan menjëherë dhe më duhej ta rifilloja sërish,” tregoi ajo.

Me humor, Kim tha se do të preferonte një mënyrë më praktike për të marrë të gjitha suplementet, si një trajtim intravenoz që mund ta bënte gjatë rrugës për në punë.

Megjithatë, kujdesi i saj i madh për shëndetin nuk ka ardhur rastësisht. Në vitin 2025, Kardashian zbuloi se ishte diagnostikuar me një aneurizëm në tru, një problem që sipas mjekëve ishte shkaktuar nga niveli i lartë i stresit.

Në atë periudhë, ajo po përgatitej intensivisht për provimet e jurisprudencës, duke studiuar deri në 10 orë në ditë. Ngarkesa e madhe i shkaktoi probleme fizike, përfshirë urtikarie dhe stres ekstrem.

Kim tregoi se pasi kontaktoi një kirurg të njohur të trurit dhe kreu ekzaminimet përkatëse, mjekët ia lidhën gjendjen drejtpërdrejt me lodhjen dhe stresin e vazhdueshëm.

Edhe pse nuk arriti rezultatet që dëshironte në provime, ajo tha se nuk e ka menduar asnjëherë të heqë dorë nga synimet e saj.

Sot, Kardashian vazhdon të ndjekë me përpikëri rutinën e saj shëndetësore dhe thotë se suplementet janë bërë pjesë e pandashme e jetës së saj, pavarësisht lodhjes që mund të sjellin.