KreuCelebrity

“Pse s’po martohesh?”, përgjigjja e G-Banit bëhet virale në rrjet

“Pse s’po martohesh?”, përgjigjja e G-Banit bëhet
G-Bani ka surprizuar ndjekësit me një përgjigje plot humor gjatë një bashkëbisedimi me fansat në Instagram.

Teksa po realizonte një “pyetje-përgjigje” në InstaStory, reperi mori një pyetje që lidhej me jetën e tij personale: “Pse nuk martohesh?”. Pa hezituar, ai vendosi t’i përgjigjej në stilin e tij karakteristik, me ironi dhe sportivitet.

“Se nuk kam lekë!?”, shkroi artisti, duke shkaktuar menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Batuta u përhap shpejt në rrjetet sociale, ku shumë fansa e vlerësuan për sinqeritetin dhe sensin e humorit. Edhe pse përgjigjja u mor si shaka, reperi nuk zbuloi asnjë detaj mbi statusin e tij sentimental.

I njohur për natyrën spontane dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun, G-Bani vazhdon të mbetet një nga artistët më të komentuar në showbizin shqiptar, jo vetëm për muzikën, por edhe për deklaratat që shpesh bëhen virale.