Rafaela e njohur ndryshe si DJ Fairfax ka folur pas daljes së saj nga reality show Ferma Vip duke treguar më shumë rreth vetes dhe eksperiencës brenda vilës.
Në një intervistë ekskluzive për BORDO, ajo tregon se e ka marrë me qetësi largimin e shpejt: “Jam përpjekur që të mos mendoj gjëra që nuk dua t’i mendoj dhe e kam marrë kështu easy going, simple.” Ajo shtoi se në fillim nuk kishte një audiencë të gjerë, gjë që sipas saj mund të ketë ndikuar: “Nuk është se më njihnin shumë njerëz në publik.”
Sa i përket marrëdhënieve dhe miqësive pas daljes, ajo tha se ka ruajtur kontakt me disa banorë: “Kam folur me Akilin… Jonidën e kisha dhe e kam,” ndërsa për të tjerët theksoi se komunikimi ka qenë minimal ose nuk ka vazhduar.
E pyetur për raportet me disa banorë gjatë lojës, ajo veçoi Indrin dhe Gresën, duke kritikuar mënyrën e komunikimit të tyre: “Me Indrin… nuk më pëlqenin shumë këto,” dhe shtoi: “Fliste nëpër cepa gjëra që unë jam tip që kam diçka vij ta them në fytyrë… si skutha. I don’t like it.” Ajo përmendi gjithashtu se pas daljes ka dëgjuar komente që nuk i kanë pëlqyer.
Duke folur për çiftet e krijuara brenda fermës, ajo u shpreh skeptike, duke i cilësuar disa prej tyre si jo të vërteta: “Fake.” Sipas saj, disa marrëdhënie ishin të ndërtuara për lojë: “Ajo ishte loja e tij… të krijonte një lidhje… për kamerat.”
Për jetën e saj personale brenda programit, ajo mohoi çdo flirt apo pëlqim: “Po të kisha flirt, unë single jam… sinqerisht nuk më pëlqeu askush. Ky është problemi.”
Pas daljes, ajo shtoi se kishte pritur më shumë komunikim nga disa ish-banorë: “Prisja komunikim pak nga Teni,” ndërsa për disa të tjerë u shpreh më kritika, duke thënë: “Indri është aktor… atë opinion kam pas që në fillim.”
Në fund, ajo tregoi edhe preferencën e saj për fituesin e formatit: “Moza… që kur kam dalë në stage… e dua shumë. Është shumë shumë e mirë.”
Intervista e plotë këtu:
