
Raporti mes Klevisës dhe Indrit në “Ferma VIP” vijon të ndezë diskutime, sidomos pas largimit të Vanesës nga reality show. Afrimiteti i tyre ka bërë që publiku të aludojë për një lidhje të mundshme, ndërsa tema është komentuar gjerësisht edhe në “Ferma Club”.
Për herë të parë ka reaguar publikisht motra e Klevisës, Sebastiana, e cila mohoi kategorikisht që motra e saj të ketë ndonjë interes romantik për Indrin. Sipas saj, sjellja e Klevisës është keqinterpretuar nga publiku.
“Ajo është spontane dhe ndonjëherë nuk shprehet si duhet, ndaj situata është ekzagjeruar. Mes tyre nuk ka asgjë dhe jam e bindur që Klevisa nuk ka pasur asnjëherë interes për Indrin”, tha Sebastiana.
Ndërkohë, pjesë e debatit u bë edhe Albano, i cili theksoi se vëmendja është përqendruar te ndryshimi i sjelljes së Indrit pas largimit të Vanesës.
“Sapo Vanesa doli nga ferma, afrimiteti i Indrit me Klevisën u vu re menjëherë dhe kjo është ajo që po komenton publiku”, u shpreh ai.
Sebastiana nuk e mohoi që dy fermerët janë afruar, por pranoi se diferenca në moshë e bën situatën delikate në sytë e saj.
“Shpresoj që Indri të mos ketë ndonjë pëlqim për të, sepse bëhet fjalë për një vajzë 19-vjeçare. Kjo do të ishte shqetësuese për mua. Klevisa thjesht po sillet natyrshëm, ashtu siç është edhe jashtë fermës”, përfundoi ajo.
