KreuCelebrity

Monica Bellucci mahnit në Kanë me një paraqitje elegante në tapetin e kuq

Monica Bellucci mahnit në Kanë me një paraqitje elegante në
Monica Bellucci ishte një nga emrat që tërhoqi më shumë vëmendje në Festivalin e Filmit në Kanë, falë një paraqitjeje plot stil dhe elegancë gjatë premierës së filmit “Histoires De La Nuit”.

Aktorja ikonike italiane u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të sofistikuar që kombinonte lëkurën dhe dantellën, pjesë e koleksionit Fall 2026 të Fendi. Krijimi mbante firmën e stilistes Maria Grazia Chiuri dhe u plotësua me bizhuteri elegante që i dhanë edhe më shumë shkëlqim look-ut të saj.

Bellucci zgjodhi një stil flokësh të drejtë, të kombinuar me onde të lehta në pjesën e përparme, duke ruajtur pamjen klasike që e karakterizon prej vitesh.

Në premierën e filmit, ajo pozoi edhe pranë aktores Tawba El Gharchi, me të cilën ndan ekranin në “Histoires De La Nuit”. Dy aktoret morën vëmendjen e fotografëve dhe mediave të shumta të pranishme në festival.