Anne Hathaway ka reaguar ndaj thashethemeve të fundit për një ndërhyrje estetike në fytyrë, duke sqaruar se nuk ka bërë facelift, pavarësisht spekulimeve të shumta në rrjetet sociale dhe media.
Në një intervistë për revistën Elle, aktorja e njohur deklaroi se komentet dhe aludimet rreth pamjes së saj ishin bërë “shumë shpërqendruese”, ndaj ndjeu nevojën të tregonte të vërtetën.
“Janë vendime të mëdha mjekësore që njerëzit po i supozojnë,” u shpreh Hathaway. “Doja të tregoja se jo, nuk kam marrë një vendim të madh mjekësor.”
Ylli i filmit “The Idea of You” tregoi se sekreti pas pamjes së saj në tapetin e kuq nuk lidhet me kirurgjinë plastike, por me një truk të thjeshtë stilimi i cili tashmë është bërë shumë viral: dy gërsheta të fshehura poshtë flokëve që krijojnë efektin e një fytyre më të tendosur.
View this post on Instagram
@chloebelmarr this is pure genius #hairhack #hairtutorial #annehathaway #facelift ♬ original sound - Chloe Belmar
Megjithatë, aktorja 43-vjeçare nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kryejë ndërhyrje estetike.
“Dhe nga ana tjetër, ndoshta një ditë mund të bëj facelift,” tha ajo.
Anne Hathaway shtoi se në përgjithësi preferon të mos komentojë mbi jetën personale apo thashethemet që qarkullojnë për të, por këtë herë zgjodhi të flasë pasi spekulimet ishin bërë shumë të zhurmshme.
“Do të preferoja të jetoja në mister dhe të mos tërhiqja vëmendje,” tha aktorja. “Por njerëzit sot ndihen shumë të sigurt duke marrë mendimet e tyre si fakte.”
