
Kendall Jenner dhe Jacob Elordi po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave rozë, pasi janë parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një darke në Montecito të Kalifornisë.
Modelja dhe aktori australian janë fotografuar gjatë një mbrëmjeje private me miq, ku sipas mediave amerikane atmosfera mes tyre ka qenë tepër e afërt. Në pamjet e publikuara, Kendall shihet duke përqafuar Elordin dhe duke treguar hapur afeksion ndaj tij.
Burime pranë çiftit kanë treguar se dyshja kanë kaluar gjithë mbrëmjen pranë njëri-tjetrit, ndërsa aktori i “Euphoria” dukej mjaft komod dhe i lumtur në shoqërinë e modeles së njohur.
Pas darkës, ata janë larguar së bashku me makinën e Jacob-it, duke shtuar edhe më shumë aludimet për një romancë që duket se po forcohet dita-ditës.
Përflitet se marrëdhënia e tyre nisi disa muaj më parë, pasi u panë bashkë në evente të ndryshme pas festivalit “Coachella”. Më vonë, dyshja u raportua se kaluan pushime së bashku në Hawaii, gjë që ndezi spekulimet për një lidhje sentimentale.
Megjithëse as Kendall dhe as Jacob nuk kanë reaguar publikisht për raportin e tyre, paraqitjet e shpeshta së bashku po konsiderohen nga fansat si një “konfirmim” i heshtur i romancës.
