Historia e dashurisë mes Olës dhe Adionit, e lindur gjatë spektaklit “Ferma VIP 3”, po vazhdon të tërheqë vëmendje edhe pas përfundimit të formatit, duke u kthyer në një nga lidhjet më të komentuara të momentit.
Pas daljes nga emisioni, çifti e çoi një hap më tej marrëdhënien e tyre duke u fejuar, çka tregoi qartë seriozitetin e planeve për të ardhmen. Që atëherë, ata janë parë shpesh së bashku në dalje publike dhe në postime të përbashkëta, ku nuk mungojnë momentet familjare dhe atmosferat e ngrohta.
Së fundmi, në qendër të vëmendjes ka qenë raporti i Olës me familjen e Adionit. Me rastin e ditëlindjes së vjehrrës së saj, Adelina, ajo ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke e përqafuar dhe duke i shprehur urimet më të përzemërta, duke e shoqëruar mesazhin me një simbol kurore në shenjë respekti.

Po ashtu, pak ditë më parë, ajo u pa në një vizitë familjare në Gjakovë, ku tregoi afrimitet me traditat e familjes së partnerit, duke u kujdesur për t’u shërbyer kafe familjarëve të tij.
Këto detaje kanë bërë që marrëdhënia mes Olës dhe familjes së Adionit të shihet si e fortë dhe e konsoliduar, duke e vendosur çiftin sërish në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale.
