Një tjetër eliminim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferma VIP, ku Blerina Bajko është larguar përfundimisht nga gara.
Blerina rezultoi më pak e votuara nga publiku në një televotim ku të gjithë fermerët ishin në nominim, me përjashtim të Sonit, e cila mbante statusin e kryefermeres.
Momenti i eliminimit u shoqërua me emocione dhe tension, pasi pas leximit të emrit të saj, Blerina falënderoi publikun dhe banorët, ndërsa mes rreshtash dha edhe një mesazh që u interpretua si thumb ndaj situatave brenda fermës.
“Shpresoj që gjërat të ndryshojnë këtu”, u shpreh ajo para largimit.
Ajo surprizoi gjithashtu me mënyrën se si vendosi të largohej, duke mos takuar asnjë prej fermerëve para daljes nga shtëpia.
