
Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të fortë, pasi aktori jo vetëm konfirmoi ndarjen përmes një letre publike, por pranoi edhe se ka nisur të pëlqejë Klevisën.
Pas deklaratës së tij se gjatë mungesës së Vanesës ishte ndjerë “i lirë”, Indri tha se letra ishte shkruar plotësisht nga dëshira e tij dhe se nuk sheh më të ardhme në atë raport.
Situata u bë edhe më e tensionuar kur ai shfaqi hapur interes për Klevisën. Kjo e fundit u shpreh se afrimiteti mes tyre kishte qenë vetëm miqësor dhe se deklarata e Indrit e kishte surprizuar.
“Afrimitetin me Indrin nuk e kam pasur me qëllim të keq. Nuk e prisja fare dhe nuk di çfarë të them”, u shpreh Klevisa.
Ndërkohë, reagimi më i ashpër erdhi nga Sara, e cila e kritikoi rëndë sjelljen e aktorit, duke e quajtur manipulues dhe duke thënë se mënyra si i dha fund raportit me Vanesën ishte e papranueshme.
“Je niveli më i ulët i mashkullit që mund të dalë në televizion. Je manipulator. Do kishe dalë atë ditë si njeri, por po del ashtu siç je. Indri siç është tallur javë me Vanesën mund të priste sa të dilte e t’ia thoshte, por e kishte me nxitim me Klevisën. Nuk po i afrohemi më, se këtij i ndërrojnë pëlqimet një herë në dy javë”, tha Sara.
