KreuCelebrity

BTS triumfon në American Music Awards 2026, Taylor Swift mbetet pa asnjë çmim

BTS triumfon në American Music Awards 2026, Taylor Swift mbetet pa

Grupi korean BTS ishte një nga emrat më të mëdhenj të mbrëmjes në American Music Awards 2026, duke fituar çmimin kryesor “Artist i Vitit” mes konkurrencës së fortë nga Bad Bunny, Harry Styles, Sabrina Carpenter dhe Taylor Swift.

Ceremonia e 52-të e AMA-ve u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas dhe u prezantua nga Queen Latifah. Për BTS, kjo ishte paraqitja e parë në një event awards pas katër vitesh, pas përfundimit të shërbimit ushtarak nga të gjithë anëtarët.

Në skenë, RM falënderoi fansat duke thënë:
“Është një nder të marrim edhe një herë këtë çmim të çmuar pasi të gjithë kemi përfunduar shërbimin ushtarak."

Ndërkohë, J-Hope festoi me publikun duke bërë simbolin “6-7”, ndërsa grupi falënderoi fansat për mbështetjen ndaj albumit të tyre të ri.

BTS fitoi gjithashtu edhe çmimin “Best Male K-Pop Artist”, duke e çuar totalin e tyre në 14 AMA gjatë karrierës.

Një tjetër emër që shkëlqeu ishte Sabrina Carpenter, e cila fitoi “Albumi i Vitit” me “Man’s Best Friend”, si dhe u shpall “Best Female Pop Artist”.

Grupi global KATSEYE fitoi çmimin “New Artist of the Year”, ndërsa kënga “Golden” e HUNTR/X triumfoi si “Song of the Year”.

Në anën tjetër, Taylor Swift pati një nga netët më zhgënjyese të karrierës së saj në AMA. Edhe pse ishte artistja me më shumë nominime – plot tetë ajo nuk fitoi asnjë çmim. Megjithatë, Swift vazhdon të mbajë rekordin si artistja me më shumë AMA në histori, me 40 trofe.

Nga fituesit e tjerë të mbrëmjes:

• Best Male Pop Artist – Justin Bieber
• Best Female Hip-Hop Artist – Cardi B
• Best Male Hip-Hop Artist – Kendrick Lamar
• Best Male R&B Artist – Bruno Mars
• Best Female Latin Artist – Shakira
• Best Rock/Alternative Artist – Twenty One Pilots
• Tour of the Year – Shakira (“Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”)

Mbrëmja u shoqërua edhe me performanca nga Billy Idol, Karol G, Hootie & the Blowfish, Teddy Swims dhe shumë artistë të tjerë.