KreuCelebrity

Karol G triumfon në AMAs 2026 me dy vlerësime të mëdha

Karol G triumfon në AMAs 2026 me dy vlerësime të mëdha
Karol G ishte ndër emrat më të komentuar në skenën e “American Music Awards 2026”, ku u shpërblye me dy çmime të rëndësishme gjatë ceremonisë madhështore të zhvilluar në Las Vegas.

Këngëtarja kolumbiane u nderua fillimisht me çmimin “International Artist Award of Excellence”, një nga vlerësimet më prestigjioze të mbrëmjes, i cili iu dorëzua nga artisti John Legend. Ky çmim i dedikohet artistëve që kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në muzikë dhe kulturë në nivel global.

Gjatë fjalimit të saj, Karol G u shfaq shumë e emocionuar dhe e cilësoi këtë moment si një nga më të rëndësishmit në karrierën e saj artistike.

Artistja falënderoi publikisht ekipin, familjen dhe fansat, duke theksuar se muzika ka qenë forca që i ka dhënë drejtim dhe kuptim jetës së saj.

“Muzika më ka ndihmuar të gjej veten dhe më ka dhënë një arsye të fortë për të vazhduar përpara. Jam mirënjohëse që këngët e mia kanë prekur kaq shumë njerëz,” u shpreh ajo.

Pas këtij momenti emocionues, John Legend njoftoi se Karol G kishte fituar edhe trofeun për “Best Latin Album” me projektin e saj muzikor “Tropicoqueta”, lajm që e surprizoi dhe emocionoi këngëtaren.

Gjatë ceremonisë, ajo interpretoi live këngën “Ivonny Bonita”, pjesë e albumit fitues, duke marrë duartrokitje të shumta nga publiku.

Çmimi “International Artist Award of Excellence” konsiderohet një nga vlerësimet më të rralla të AMAs dhe më herët është fituar nga emra legjendarë të muzikës si Whitney Houston, Beyoncé, Michael Jackson dhe Rod Stewart.

Organizatorët e ceremonisë vlerësuan Karol G për ndikimin e saj të madh në skenën ndërkombëtare dhe për mënyrën se si ka ndihmuar në zgjerimin global të muzikës latine.