KreuCelebrity

Selin dhe Gimbo surprizojnë Dafina Zeqirin për shtatzëninë e dytë

Selin dhe Gimbo surprizojnë Dafina Zeqirin për shtatzëninë e

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të veçantë, pasi ka marrë një dhuratë urimi për shtatzëninë e saj të dytë nga fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, dhe partneri i saj DJ Gimbo.

Çifti i ka dërguar artistes një buqetë me lule dhe një kartolinë me një mesazh urimi, ku shkruhej: “Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”.

Surpriza vjen vetëm pak kohë pasi Dafina konfirmoi publikisht pritjen e fëmijës së dytë gjatë koncertit të saj “Supernova” në Tiranë. Ajo zbuloi se djali i saj i parë, Daskani, do të bëhet me një vëlla ose motër, duke emocionuar publikun e pranishëm.