KreuCelebrity

"Gomerët e Trojevë" ngjitet në skenën e Teatrit "Migjeni"; aktori Gent Bejko ftesë të hapur artdashësve në Shkodër

"Gomerët e Trojevë" ngjitet në skenën e Teatrit

Aktori shqiptar Gent Bejko ka bërë një ftesë të hapur për publikun artdashës lidhur me shfaqjen teatrale “Gomerët e Trojës”, e cila do të ngjitet në skenën e Teatri Migjeni në datat 26 dhe 27 maj, si edhe më 3 dhe 4 qershor, duke nisur nga ora 20:00.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bejko u shpreh se, për shkak të kohës së kufizuar dhe pamundësisë për t’iu përgjigjur individualisht të gjithë miqve, kolegëve dhe artdashësve, ka vendosur ta bëjë publikisht ftesën për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin shfaqjen.

“Gomerët e Trojës” pritet të sjellë një atmosferë artistike dhe humoristike në skenën e teatrit shkodran, ndërsa aktori theksoi se kushdo që dëshiron është i mirëpritur të bëhet pjesë e netëve teatrore.