KreuCelebrity

Vanesa reagon pas ndarjes nga Indri: Gjithë mashtruesit kanë për të vuajtur në jetë

Vanesa reagon pas ndarjes nga Indri: Gjithë mashtruesit kanë për

Pas deklaratës publike të Indrit në spektaklin “Ferma VIP”, ku ai konfirmoi fundin e historisë së tyre të dashurisë, nuk ka munguar edhe reagimi i Vanesës këtë herë në një mënyrë indirekte, por mjaft domethënëse.

Ish-konkurrentja ka zgjedhur të mos bëjë një koment të drejtpërdrejtë, por përmes një postimi në InstaStory ka lënë të kuptohet qartë gjendja e saj emocionale pas zhvillimeve të fundit.

Vanesa ripostoi një fragment nga emisioni, ku aktori Elvis Pupa shprehej me tone të forta për njerëzit manipulues, duke thënë se “manipulatorët dhe mashtruesit vuajnë gjithmonë nga mënyra si zgjedhin të jetojnë”.

Edhe pse nuk përmendi emra, ndjekësit e interpretuan menjëherë postimin si një thumb ndaj Indrit, sidomos pas letrës së tij të lexuar në Prime.

Në mesazhin e tij, Indri tregoi se largësia mes tyre i kishte bërë të kuptonte se marrëdhënia nuk kishte më të ardhme. Ai u shpreh se në vend të mungesës kishte ndjerë liri dhe se diferenca në ndjenja ishte bërë e dukshme me kalimin e kohës.

Reagimi i Vanesës ka sjellë menjëherë diskutime në rrjet, me shumë fansa që po komentojnë mënyrën se si po zhvillohet raporti mes dy ish-partnerëve edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre.