KreuCelebrity

Humb jetën ylli i “Emily in Paris”, familja jep lajmin e trishtë

Humb jetën ylli i “Emily in Paris”, familja jep lajmin e
Aktori i njohur francez Pierre Deny është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare, pas një përballjeje të vështirë me sëmundjen ALS (Amyotrophic Lateral Sclerosis), një çrregullim serioz neurologjik që prek gradualisht funksionet muskulore.

Publiku ndërkombëtar e njohu më së shumti për rolin e Louis de Léon në serialin e famshëm “Emily in Paris”, ku interpretoi në sezonet e fundit drejtuesin e kompanisë së modës JVMA dhe babain e personazhit Nicholas de Léon.

Lajmi i hidhur u bë publik nga vajzat e aktorit, të cilat ndanë një mesazh emocionues për humbjen e tij.

“Me një dhimbje të madhe ju njoftojmë se Pierre Deny u nda nga jeta pas një forme të rëndë dhe të shpejtë të ALS”, thuhej në deklaratën e familjes.

Përveç suksesit në “Emily in Paris”, Deny kishte ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të respektuar në ekranin francez. Ai ishte pjesë e qindra episodeve të serialit shumë të ndjekur “Demain nous appartient” (“Tomorrow Belongs To Us”), ku fitoi vlerësime të shumta për interpretimet e tij ndër vite.