KreuCelebrity

Fergie rikthehet në skenë me Black Eyed Peas pas 8 vitesh, fansat shpërthejnë: “Duam rikthimin!”

Fergie rikthehet në skenë me Black Eyed Peas pas 8 vitesh, fansat
Black Eyed Peas kanë ndezur menjëherë thashethemet për një rikthim të mundshëm muzikor, pasi u shfaqën së bashku në skenën e “American Music Awards”, duke emocionuar fansat pas një mungese të gjatë.

Grupi legjendar mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas, ku u vlerësua me çmimin “Best Throwback Song” për superhitin e tyre të vitit 2010, “Rock That Body”.

Momenti që mori gjithë vëmendjen ishte rikthimi surprizë i Fergie-t, e cila iu bashkua në skenë will.i.am, Taboo dhe apl.de.ap për herë të parë pas tetë vitesh. Katërshja u shfaq e buzëqeshur dhe shumë emocionale, duke rikthyer atmosferën ikonike që i bëri një nga grupet më të suksesshme të muzikës pop dhe hip-hop.

Gjatë fjalimit të saj, Fergie falënderoi fansat për mbështetjen ndër vite dhe tregoi se kënga e tyre tashmë dëgjohet edhe nga djali i saj.

“Faleminderit të gjithëve që votuat dhe na sollët sërish bashkë në këtë skenë. Është një emocion i veçantë të jem këtu me miqtë e mi të vjetër”, u shpreh ajo.

Pas paraqitjes së tyre, rrjetet sociale u mbushën me komente nostalgjike dhe kërkesa nga fansat për një album të ri apo një turne botëror të Black Eyed Peas.