KreuCelebrity

Selin Bollati fiton “Big Brother VIP Albania 5”

Selin Bollati fiton “Big Brother VIP Albania 5”
Pas plot 120 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mes sfidash, emocionesh të forta dhe surprizash të njëpasnjëshme, “Big Brother VIP Albania 5” ka kurorëzuar fituesin e këtij edicioni.

Finalja e madhe, e mbushur me tension dhe entuziazëm, shënoi fundin e një rruge të gjatë për banorët finalistë. Në përballjen vendimtare me Mirin, ishte Selin Bollati ai që arriti të sigurojë mbështetjen më të madhe të publikut.

Me votat e shikuesve, Selini u shpall fitues i këtij sezoni, duke fituar edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Rrugëtimi i tij në shtëpi u karakterizua nga sfida të shumta, debate, por edhe momente të veçanta dhe miqësi që e ndihmuan të arrinte deri në fund, duke e kthyer këtë eksperiencë në një triumf personal.