Emisioni “Goca dhe Gra” është shoqëruar me diskutime të nxehta, ku i ftuar në panel ishte opinionisti Arjan Konomi. Ndërsa në studio po flitej për finalistët e programeve aktuale dhe zhvillimet në ekran, biseda mori një kthesë të papritur kur Konomi u ndal te eksperienca e tij në “Për’puthen”.
Ai bëri deklarata të drejtpërdrejta, duke rikthyer në vëmendje disa nga ngjarjet që, sipas tij, kanë ndodhur jashtë kamerave gjatë formatit të njohjeve. Konomi pretendoi se në disa raste, marrëdhëniet mes konkurrentëve nuk janë kufizuar vetëm brenda emisionit, por kanë kaluar edhe në situata intime jashtë syrit të publikut.
Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe rastin e Shqipe Hysenajt, duke e lidhur me dinamikat e atëhershme të programit. Sipas tij, disa pjesëmarrës kanë përdorur formatin për të krijuar imazh dhe famë, ndërsa në prapaskenë ndodhnin zhvillime të tjera që nuk reflektoheshin në ekran.
“Ka qenë një vajzë, Shqipe Hysenaj. Ç’bënin këto? Merrnin famën, krijonin gjithë atë situatë, krijonin edhe marrëdhënie, bënin seks me konkurrentët aty dhe shkonin në emision e bënin takim, por bëhej fallco. Dhe ai djali është i martuar tani”, tha Konomi.
Deklaratat e Konomit kanë ndezur diskutime të reja rreth asaj që ndodh realisht në prapaskenat e formateve të dashurisë në televizion.
