KreuCelebrity

25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me bashkëshorten: E kam merak, ndihem në faj që jam brenda

25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e

Klod Dedja, aktualisht pjesë e “Ferma VIP”, ka ndarë mendimet e tij për marrëdhënien me bashkëshorten, Ersën, duke treguar sa e vështirë është për të kjo periudhë larg saj. Ai thekson se është hera e parë që ndahen fizikisht pas shumë vitesh së bashku, çka e bën eksperiencën edhe më emocionale.

Sipas tij, lidhja që kanë ndërtuar ndër vite është shumë e fortë dhe e veçantë, pavarësisht diferencës së konsiderueshme në moshë. Klodi e përshkruan Ersën si një person shumë të çmuar në jetën e tij, duke shtuar se koha që kanë kaluar bashkë i duket sikur ka kaluar në një çast.

Ai pranon se qëndrimi në fermë e bën të ndihet në faj, pasi mendon vazhdimisht për të dhe shqetësohet nëse ajo është mirë apo ka nevojë për të. Për të, kjo marrëdhënie është më shumë se një lidhje e zakonshme, por një ndjenjë e thellë që kërkon respekt dhe përkushtim të vazhdueshëm.

“Erza është një vepër arti. Kemi 3 vjet e pak bashkë, por na duket si  3 minuta. Për herë të parë në jetë kam kuptuar çfarë do të thotë daashuria për një femër. Është hera e parë që jemi larg njëri-tjetrit. Është një dashuri që duhet të respektohet. Unë nuk shikoj më fytyra njerëzish. Ajo është komplet unë dhe unë komplet ajo. Dua të di a është mirë, a ka nevojë për mua. Ne kemi diferencë në moshë. Kemi rreth 25 vite diferencë. Por mua më duket se unë jam më i vogël në moshë. Ndihem në faj që jam brenda. E kam merak Erzën”, tha Klodi.