
Poetja Mimoza Ahmeti ka tërhequr sërish vëmendjen me sjelljen e saj të veçantë në prime-in e “Ferma VIP”.
Gjatë emisionit, moderatorja Arbana Osmani e ftoi atë të shkonte tek Agai për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe raportin e saj me Ilir Shaqirin. Por Moza zgjodhi të mos pranojë ftesën.
Ajo u shpreh me sinqeritet se në atë moment nuk kishte dëshirë të lëvizte, duke preferuar ta vijonte bisedën aty ku ndodhej.
“Jam pak e lodhur, më duhet të ngrihem, të rregullohem përsëri… nuk kam energji për ta bërë tani. Më mirë ta diskutojmë këtu”, tha ajo.
