KreuCelebrity

Sherr në ekran! Grida Duma apo Alfred Lela? Ku mbaron fyerja dhe ku fillon etika?!

Sherr në ekran! Grida Duma apo Alfred Lela? Ku mbaron fyerja dhe ku fillon

Në scroll-in e instagramit këtë mëngjes, nuk mund të anashkaloje një moment debati të ashpër në studion e “Top Story”, në Top Channel, ku drejtuesja e tij, Grida Duma përplaset me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Alfred Lela, për ngjarjen e ditëve të fundit, atë të djegies së një pallati tek Farmacia nr 10. 

Përmbajtja e debatit është si mëposhtë:

Aflred Lela: Topi është i joti penalltinë gjuaje vetë! 

Grida Duma: Tek fusha ime nuk gjuan dot penallti ti sado të zgërdhihesh. Se çdo Topi ta tregoj unë tani, Topi do që këto deputetët e Tiranës që po u bën fresk ti të shkojnë tek pallati. (Pohim, që e bën duke i drejtuar gishtin Lelës). 

Alfred Lela: Atë gishtin mua mos ma drejto, se nuk jam as nxënësi jot, as rrogëtari jot!

Grida Duma: Ti je debatuesi.

Alfred Lela: Atë gishtin fute ku të duash! Mos ma drejto gishtin mua!

Grida Duma: Ta drejtoj 100 herë, të nxjerr dhe jashtë kur të dua për mungesë etike, me qetësi të plotë dhe rehati të plotë! 

Alfred Lela: Unë dal kur të dua.

Grida Duma: Të dalësh Lela. Të ikësh Lela dhe të ikësh që çke me atë punë dhe e fut ti pastaj gishtin!

Lela del dhe diskutimi në studio vijon, sikur të mos ketë ndodhur asnjëgjë!

Ndërkohë videoja në Instagram mbledh miliona klikime, mijëra like, mijëra shpërndarje dhe mijëra komente. Komentet, aty ku është zëri i Top-it, zëri i të majtëve dhe të djathëve, i asnjëanësve dhe sehirxhinjve. Lexon opinionet dhe epitetet të ndarë në copëzat e pazëllit tonë, që idenifikojnë fiks natyrën tonë shqiptare; gjuhë e ashpër, tone seksiste, fjalor jo etik, autoritar, arrogant, fyes, mungesë respekti, “komunikim intelektualësh”, intimidim, patetizëm, burneshë, turp, modeli më i shëmtuar i gazetarisë, banalitet, inate personale, degradim, diskutim bullizues e provokues, e mijëra fjalë fyese, po ashtu edhe inkurajuese për këtë formë debati! 

Pyetja që kemi ne si BORDO së pari ka të bëjë me atë që ndodh në studio: A ka një vijë etike më në debatet shqipare? Pasi mijëra komentet me ngjyra joetike dhe fyese janë pikërisht pasojë e këtij 1 minuti të ashpër, rrjedhojë e inateve personale, politike, dhe pse jo interesave të drejtpërdrejtë që dy personazhet kanë: Girda për të bërë programin e saj të debatueshëm, të zhurrmshëm, të përfolur, qoftë me sharmin, drejtimin, apo dhe opozitën që bën ajo brenda opozitës, e nga ana tjetër Lela, që vjen nga gazetaria dhe është pjesë e flaktë e Partisë Domkratike, ku dikur bënte pjesë edhe Grida. 

Pak javë më parë në studion e Opinion dy të ftuar, Berat Buzhala dhe Albatros Rrexhaj gati u rrahën në transmetim ‘live’ dhe po, edhe ajo ishte videoja më e parë në rrjet. Kjo është gara e televizioneve sot?! Aty në tempollin e debatit, është fillesa e një degradimi të shoqërisë shqiptare, frymëzuese për një komunikim bullizues në rrjet, i cili natyrshëm fatkeqësisht pasqyrohet në realitet, ku kalohet caku dhe debatet zgjidhen me armë të ftohta dhe jo vetëm. 

Teksa i bëjmë fresk njërës palë apo tjetrës në rrjet, a nuk do ishte e udhës të dënonim këtë gjuhë televizive, që po degradon dhe vetë shoqërinë shqiptare?! 

Sepse nuk mund të vijojë debati, diskutimi, jeta në studio dhe mandej pas saj, sikur të mos ketë ndodhur asgjë…! Ka ndodhur shumë gjë! Dhe kjo gjuhë, ky komunikim, fyerje, sharje, ofendime, që shohim në mëngjes në parlament, në darkë mes gazetarësh, është frymëzimi për atë që do të ndodhë sot në rrugë!

Redaksia BORDO